Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri organizoi me sukses aktivitetin e saj të përvitshëm për prerjen e Vasilopitës, në prani të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Bëgaj.
Në aktivitet morën pjesë Ambasadorja ë Greqisë në Shqipëri, znj. Komini, si dhe Zëvendësministrat, znj. Edona Bilali, znj. Olta Manjani, PhD, znj. Marinela Prifti, z. Endrit Yzeiraj dhe z. Tedi Dobi, anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë si dhe përfaqësues të komunitetit politik, diplomatik dhe të biznesit, si edhe të organizatave ndërkombëtare dhe evropiane.
Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, falënderoi Shoqatën e Bizneseve të Greqisë në Tiranë për ftesën dhe u ndal te dinamika pozitive që po zhvillohet në marrëdhëniet ekonomike Shqipëri–Greqi, duke theksuar mundësitë për forcimin e mëtejshëm të nismave të përbashkëta investuese. Ai theksoi se Shqipëria ofron një mjedis të qëndrueshëm dhe të besueshëm për investime, si dhe vuri në dukje kontributin e ndërmarrjeve greke në sektorë kyç të ekonomisë dhe zhvillimet pozitive në tregtinë dypalëshe.
Në fjalimin e tij, Presidenti i Shoqatës e Biznesit Grek në Shqipëri, z. Denald George Tafani, nënvizoi se “komuniteti ynë i biznesit përfaqëson tashmë një bashkëbisedues institucional thelbësor për të tashmen dhe të ardhmen e ekonomisë”. Ai theksoi rëndësinë e funksionimit të institucioneve, transparencës dhe besimit si parakushte thelbësore për zhvillim të qëndrueshëm dhe investime. Gjithashtu u ndal te mbështetja e kursit evropian të Shqipërisë dhe te drejtimi strategjik i Shoqatës për forcimin e mëtejshëm dhe gradual të rolit të saj institucional, në bashkëpunim me autoritetet kompetente të të dy vendeve.
Në fjalën e saj, Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Komini, theksoi rolin e rëndësishëm të ndërmarrjeve greke në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, në krijimin e vendeve të punës dhe në transferimin e njohurive dhe teknologjisë. Ajo vuri në dukje se bashkëpunimi ekonomik përbën një shtyllë kryesore besimi dhe stabiliteti në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Aktiviteti u mbyll me një pritje, duke krijuar mundësinë për dialog dhe rrjetëzim të mëtejshëm midis të ftuarve.
Mbrëmja përbënte një mundësi të rëndësishme dialogu mbi rolin e komunitetit të biznesit, perspektivat e ekonomisë shqiptare dhe kursin evropian të vendit, duke nxjerrë në pah rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe zhvillimit ndërkufitar.

































































































































































































































