Të dashur miq,
Është nder dhe përgjegjësi ti shërbej Shoqatës së Biznesit Grek në Shqiperi (HBAA) nga posti i Presidentit. Që nga themelimi i saj në Tetor të vitit 2003, Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri ka marrë energjinë, forcën dhe vizionin nga anëtarët e saj. Forca lëvizëse dhe frymëzimi i HBAAs është sipërmarrja e shëndetshme, krijuese, inovative dhe produktive.
Anëtarët tane perfaqesojne sektorë të ndryshëm biznesi në sektorë kyç dhe strategjikë të ekonomisë shqiptare si industria, prodhimi ushqimor, energjia, infrastruktura, turizmi, shëndetësia, telekomunikacioni dhe shërbimet teknologjike.
Si Shoqatë e Biznesit Grek në Shqipëri, besojmë thellësisht në perspektivën e zhvillimit dhe prosperitetit të Shqipërisë brenda familjes Europiane. Synimi ynë është të kontribuojmë në këtë drejtim duke sjellë propozime konkrete për ekonominë dhe biznesin. Propozimet i paraqesim në debatin publik dhe në takimet tona të rregullta me lidershipin politik vendor.
Vizioni ynë është të përmirësojmë progresin social dhe ekonomik përmes produktivitetit, hapësirës së tregtisë, inovacionit dhe konkurrencës. Ne kërkojmë të zhvillojmë dhe të forcojme investimet e ndërsjella ekonomike, tregtare, industriale dhe në përgjithësi investimet e biznesit si dhe ato arsimore, kulturore dhe zhvillimore, si dhe çdo formë tjetër të marrëdhënieve, kontakteve dhe lidhjeve midis Shqipërisë dhe Greqisë. Në këtë kontekst, ne besojmë se kompanitë tona anëtare mund të luajnë një rol vendimtar pozitiv në këtë drejtim.
Progresi për ne është i lidhur ngushtë me realitetin ekonomik të vendit. Kemi investuar dhe vazhdojmë të investojmë në Shqipëri, sepse besojmë në aftësitë dhe potencialin e pashfrytëzuar të vendit. Dhe ne e bëjmë këtë në praktikë: “Investojmë në Shqipëri”, “Krijojmë vende pune në Shqipëri”, “Krijojmë të ardhura për Shqipërinë”; kjo është ajo që ne e quajmë “Sipërmarrja Greke në Shqipëri”.
Në një kohë kur ekonomia dhe shoqëria po testohen ashpër dhe pasiguria po vështirëson biznesin, nevoja për sinergji, aleancë dhe dialog produktiv shtohet. Nevojitet urgjent një zhvendosje e vendit drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe ekstroversionit me një strategji të qartë dhe një horizont afatgjatë që do të krijojë vende pune, paga më të mira për punonjësit, një mjedis ekonomik të qëndrueshëm dhe do të vendosë themelet për një sipërmarrje të fortë greke në Shqipëri.
Kështu e perceptojmë rolin dhe kontributin tonë!
Denald George Tafani
President I Shoqatës së Biznesit Grek në Shqiperi