Për t’u bërë anëtar i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipërisë dhe për të filluar të merrni përfitimet e anetaresimit duhet të na kontaktoni dhe të merrni nga ne Formularin e Regjistrimit dhe një prezantim të shkurtër.
Zhvillimi dhe promovimi i bashkëpunimit
Zhvillimi frymës së ndihmës reciproke
Zhvillimi dhe përforcimi i investimeve reciproke ekonomike
Zhvillimi dhe përforcimi i investimeve reciproke tregtare
Zhvillimi dhe përforcimi i investimeve reciproke industriale
Rreth HBAA
Rreth Nesh
HBAA u themelua më 1 tetor 2003.Anëtarë të HBAA janë ndërmarrjet greke që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëridhe qëllimet kryesore të Shoqatës janë…
Denald-George Tafani
Drejtor Ekzekutiv i PPC Albania Sh.A. që nga Shkurt 2022.
Ai është pjesë e PPC Albania Sh.A që nga viti 2017 dhe ka qene i suksesshem ne role të ndryshme drejtuese në menaxhimin ligjor dhe administrativ të kompanisë.
Ilias Katsouris
Është anëtar i zgjedhur dhe Nënkryetar i Shoqates.Aktiviteti i tij kryesisht ka qenë në sektorin e ndërtimit dhe telefonisë celulare, ndërsa vitet e fundit kompania DSA “Sistemi Dixhital për Arkivimin” në të cilën ai është aksioneri kryesor dhe CEO ofron shërbime të specializuara të programeve IT dhe dixhitalizimin e skedarëve- dokumenteve.
Alexandros Kosenas
Që nga viti 2008, ai mban pozicionin e CEO të Neptun, një kompani lider e cila tregton me pakicë pajisje elektronike.U zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të Shoqatës dhe mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshem.
George Batsakis
Μe më shumë se 20 vjet përvojë në sektorin industrial dhe duke mbajtur pozicione të rëndësishme në kompani ndërkombëtare, aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Alumil Albania dhe te Arkëtarit të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri.
George Tsikandylakis
Sot, ai mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Sideral Shpk, filial i Sidenor SA, të grupit Viohalco.
Gjatë katër viteve te fundit, z. Tsikandylakis ka qenë anëtar i zgjedhur i Bordit Drejtues të Shoqates së Biznesit Grek në Shqipëri, duke njohur çështjet që shqetësojnë sipërmarrjen greke në vend dhe kontribuon aktivisht në përmbushjen e objektivave të Shoqates.
MARIO BRACCI
Mario Bracci iu bashkua GRUPIT TITAN në vitin 2017 dhe aktualisht është Drejtor i Përgjithshëm i TITAN ANTEA Cement në Shqipëri dhe TITAN SHARRCEM në Kosovë. Z. Bracci është një sipërmarrës italian me mbi 30 vjet përvojë ndërkombëtare në biznesin e prodhimit të çimentos. Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme menaxheriale, nga operacionet deri tek menaxhimi i përgjithshëm, në Itali, SHBA, Zvicër, Tajlandë, Spanjë dhe Marok.
Mario ka një Master në Inxhinieri Mekanike nga Universiteti i Firences dhe ka përfunduar programin ekzekutiv PMD në Harvard Business School.
Ai ka shërbyer si Anëtar i Bordit në Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe aktualisht shërben si Anëtar i Bordit të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) dhe Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve të Shqipërisë.