Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) mori pjesë në Panairin e 32-të Ndërkombëtar të Tiranës (Tirana International Fair 2026), i cili u zhvillua nga data 3 deri më 6 nëntor 2026, pranë Pallatit të Kongreseve, në Tiranë.
Në kuadër të panairit, stenda e Shoqatës, e vendosur në hapësirën e dedikuar “Gallery of Nations”, shërbeu si një pikë takimi dhe rrjetëzimi përfaqësues të bizneseve, institucioneve dhe profesionistë nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Një rëndësi të veçantë pati vizita e delegacionit të Dhomës së Zejtarisë së Athinës (BEA), i kryesuar nga Presidenti i saj, z. Konstantinos Damigos. Në delegacion bënin pjesë gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm, z. Evangelos Rinas, Mbikëqyrësi Financiar, z. Ilias Tsirbas, Përgjegjësi për Regjistrin Tregtar të Përgjithshëm (GEMI) dhe Shërbimin ndaj Bizneseve, z. Konstantinos Doukas, si dhe Drejtoresha e Administratës dhe Financës dhe Drejtuesja Administrative e BEA-së, znj. Polyxeni Dimitrakaki. Vizita krijoi mundësinë për shkëmbimin e mendimeve mbi perspektivat e forcimit të marrëdhënieve të biznesit ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe për identifikimin e mundësive për zhvillimin e aktiviteteve dhe nismave të përbashkëta. Takimi krijoi mundësinë për shkëmbimin e mendimeve mbi perspektivat e forcimit të marrëdhënieve të biznesit ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe për identifikimin e mundësive për zhvillimin e aktiviteteve dhe nismave të përbashkëta.
Prania e HBAA-së në panair është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Shoqatës për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, promovimin e kompanive anëtare dhe krijimin e kanaleve të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit.
Shoqata falënderon të gjithë ata që vizituan stendën e saj, kompanitë anëtare që morën pjesë, si dhe Klik Ekspo Group & Tirana International Fair për organizimin dhe bashkëpunimin.
Falënderime të veçanta i drejtohen kompanisë anëtare të HBAA-së, Titan Albania, për mbështetjen dhe kontributin e saj të çmuar në praninë e Shoqatës në panair.























