Me sukses të veçantë u zhvillua në Tiranë një event i rrjetëzimit të biznesit i organizuar nga SKY express, anëtare e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA), në bashkëpunim me Tirana International Airport dhe HBAA, në ambientet e Mak Albania Hotel.
Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, në rolin e partnerit institucional të eventit, mbështeti aktivisht këtë nismë, e cila mblodhi përfaqësues të komunitetit të biznesit, të sektorit të aviacionit, përfaqësues diplomatikë si dhe përfaqësues të institucioneve, duke konfirmuar interesin e lartë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet dy vendeve.
Eventi u nderua me praninë e Zëvendësministres së Turizmit të Shqipërisë, znj. Marinela Prifti, si dhe të Shefes së Zyrës për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare (OEY) pranë Greece in Albania – Greqia në Shqipëri, znj. Maria Koumoutsakou.
SKY express, si anëtare aktive e Shoqatës, kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në forcimin e lidhshmërisë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë përmes fluturimeve direkte. Që prej tetorit 2024, kompania lidh Tiranën me Athinën dhe Heraklionin, duke lehtësuar lëvizjen, zhvillimin e turizmit dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
- Arbi Xhelo, përfaqësues i SKY express për Shqipërinë, theksoi angazhimin strategjik të kompanisë në tregun shqiptar, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së lidhshmërisë si një faktor kyç për krijimin e mundësive të reja në udhëtime, turizëm dhe bashkëpunim ekonomik.
Eventi nxori në pah rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve, si dhe rolin thelbësor që luajnë kompanitë dinamike anëtare të Shoqatës, si SKY express, në promovimin e lidhshmërisë dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.



















