Një nismë e re e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) u bë realitet.
Për herë të parë, Shoqata organizoi aktivitetin “Family & Friends BBQ Day”, një ditë të dedikuar për anëtarët tanë, familjet e tyre dhe miqtë e Shoqatës.
Në Liqenin e Tiranës, ku u zhvillua Family & Friends BBQ Day, anëtarët tanë, bashkë me familjet dhe miqtë e tyre, kaluan një ditë të mrekullueshme në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, plot buzëqeshje dhe energji pozitive.
Shijuam BBQ-në e përgatitur nga Fix Pro, pijet e ofruara nga AGNA Group dhe ëmbëlsirat e shijshme nga Elinikon Bakery & Patisserie.
Një falënderim i madh për kompanitë tona anëtare AGNA Group, Fix Pro dhe Elinikon për ofrimin bujar të produkteve, Neptun për dhuratat e bukura për miqtë tanë të vegjël, si dhe Jumbo për mbështetjen e çmuar në organizim.
Përmes nismave të tilla forcojmë frymën e bashkëpunimit, unitetin dhe vlerat që na bashkojnë si komunitet.