Kishim kënaqësinë të mirëpresim në zyrat tona një delegacion të Bankës Botërore (The World Bank Group), me rastin e fillimit të programit Country Private Sector Diagnostic (CPSD) për Shqipërinë.
Programi Country Private Sector Diagnostic (CPSD) përbën një nismë të rëndësishme që synon të identifikojë sektorët e ekonomisë shqiptare me potencial investimi dhe të krijojë rekomandime politike që do të forcojnë zhvillimin e sektorit privat.
Gjatë takimit në formën e tryezës së rrumbullakët midis Bordit Drejtues të Shoqatës dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore, u diskutuan perspektivat e zhvillimit ekonomik, pengesat që hasen në investime, si dhe roli i kompanive anëtare të Shoqatës sonë si partnerë afatgjatë dhe të besueshëm në tregun shqiptar.
Shoqata falënderon përzemërsisht znj. Carolin Geginat, Advisor, z. Ketut Ariadi Kusuma, Senior Economist, znj. Angella Faith Lapukeni Montfaucon, Ph.D., Senior Country Economist, dhe z. Jeff Chelsky të Bankës Botërore, për dialogun frytdhënës dhe bashkëpunimin.
Shoqata do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në dialogun për krijimin e një mjedisi biznesi më konkurrues dhe më të hapur, në dobi të anëtarëve të saj, të investitorëve dhe të zhvillimit të vendit.















