Τe mërkurën, 21 qershor, Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri organizoi një cocktail Reception për anëtarët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të saj.
Për anëtarët e Shoqatës ishte një nder i veçantë prania e Ambasadores së Greqisë znj. Konstantina Kamitsi, e Ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali , e Ministres për Standartet e Shërbimeve znj. Milva Ekonomi, e Zëvendës Ministrit per Europen dhe Punët e Jashtëm per Diplomacine Economike z. Besart Kadia dhe e Zëvendës Ministrat e Ekonomisë dhe Financave znj. Vasilika Vjero dhe z. Endrit Yzeiraj. Të ftuarit zyrtarë përshëndetën dhe theksuan punën dhe mbështetjen e Shoqates për kompanitë greke që operojnë në Shqipëri, ndërsa nuk harruan të përmendnin nxitjen e Kryeministrit Edi Ramandaj investitorëve grekë për të investuar në Shqipëri, gjatë Forumin Ekonomik të organizuar në Athinë marsin e kaluar.
Gjatë fjalimit të shkurter Kryetari i Shoqatës falënderoi të ftuarit për praninë e tyre dhe u uroi mirëseardhje anëtarëve të rinj të Shoqatës, të cilët që nga nëntori i kaluar, kur Bordi i ri mori detyrën, janë rritur me 40%.
Me këtë rast anëtarët e Shoqatës dhe partnerët e saj kaluan një pasdite të këndshme në tarracën me pamjen e mrekullueshme të restorantit Lift në Tiranë