Shoqata e Biznesit Grek në Shqiperi përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive, znj.Erifili Berberi, ishte pjesmarrëse në tryezën e punës të organizuar nga Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit e Drejtorisë e Përgjithshme Antikorrupsion pranë Ministrisë së Drejtësisë me Dhomat/ Shoqatat e biznesit, me qëllim rritjen e transparences dhe përmiresimin e besimit nga biznesi.
Dhomat dhe Shoqatat e biznesit evidentuan problematikat dhe propozuan zgjidje për parandalimin e korrupsionit si: unifikimin e strukturave antikorruptive, grupimin e kuadrit ligjor për antikorrupsionit në vecanti për prokurimet publike si edhe njohja me procedurat e denoncimit të korrupsionit.