Ditën e premte, më 26 maj, u bë inaugurimi i zyrave të reja të kompanis anëtare Printec Albania.
Kompania Printec shquhet për shërbimet e automatizimit të transaksioneve duke zbatuar zgjidhje inovative në fushën e pagesave elektronike dhe kanaleve të vetë-shërbimit.
Shiritin e inaugurimit prenë CEO e Printec Group, znj. Marina Mavromati, së bashku me CEO të Printec Albania, z. Adrian Shehu. Në event morën pjesë Presidenti i grupit, z. Haris Konstantinou dhe shumë klient të kompanisë.
Shoqata u përfaqësua nga Kryetari z. Denald-George Tafani dhe Nënkryetari z. Ilias Katsouris.