Me iniciativën e organizatës Argjiro, në kuadër të projektit Cheese Cult, u krijua Muzeu i parë i Djathit në fshatin Grapsh të Dropullit .
Tradita e prodhimit të djathit është emëruesi i përbashkët mes dy vendeve, duke e bërë këtë muze jo vetëm një atraksion për rajonin, por edhe një nga hallkat lidhëse të marrëdhënieve kulturore greko-shqiptare.
Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri përqafoi këtë nismë në fillimet e tij dhe me këtë rast duam të falënderojmë përzemërsisht kompanitë: Alumil, Antea Cement (Titan), Sideral dhe Veko për mbështetjen e tyre.
Tashmë muzeu është nën administrimin e Bashkisë Dropull dhe do të shërbejë si pikë takimi për prodhuesit vendas dhe si zonë degustimi për vizitorët.