Në kuadër të nismës së Shoqatës tonë, “NJOHJA ME ANËTARËT TANË”, dje tek hotel Plaza në Tiranë, u zhvillua prezantimi i parë nga kompania jonë anëtare PPC Albania, lidhur me aktivitetin e saj ashtu edhe me perspektivën dhe funksionimin e përgjithshëm të tregut të energjisë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë takimit morën pjesë kompanitë tona anëtare që u prekën nga rritja e kostos të energjisë elektrike dhe me pas vijoi një shkëmbim i thelluar mendimesh dhe pyetjesh, të cilave iu përgjigj përfaqësuesi i PPC Albania, z. Giorgos Lantzas.
Mbrëmja u mbyll me një darkë ku morën pjesë Ambasadorja e Greqisë në Tiranë znj. Konstantina Kamitsi, Zëvendësministri i Energjisë z. Ilir Bejtja dhe Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë z. Endrit Yzeiraj.