Përfundoi me sukses ekspozita tre ditore e punës Work & Study, që u zhvillua ne Pallatin e Kongreseve. Përveç Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, në ekspozitë morën pjesë me stenda edhe kompanitë tona anëtare, ANTEA Cement & Alumil Albania, ku të interesuarit patën mundësinë të mësojnë për vendet e lira të punës dhe të njihen me Shoqatën.
Duam të falënderojmë Alumil Albania dhe Drejtorin e Përgjithshëm të saj, z. George Batsakis, për mbështetjen dhe sponsorizimin e tij të sjellshëm në krijimin e stendës së Shoqatës së Biznesit Grek.