Kryetari i Shoqatës së Bizneseve Greke të Shqipërisë, Denald-George Tafani, do të marrë pjesë në edicionin e 8-të të Delphi Economic Forum që do të zgjasë nga e mërkura datë 26 deri të shtunën më datë 29 prill. Si çdo vit, një pjesë e konsiderueshme e përmbajtjes së forumit i kushtohet analizës së lartë të situatës gjeopolitike globale, biznesit grek, tregtisë me pakicë dhe tregtisë online, ndërsa tema qendrore e forumit është “Paradigm Shifts”.
Gjatë këtij edicioni pritet të marrin pjesë rreth 1,000 folës nga 71 vende, duke përfshirë krerët e shteteve, udhëheqësit kombëtarë, komisionerët e BE-së dhe kryetarët e organizatave ndërkombëtare.