Ekspozita e Parë e përbashkët Tregtare e Dhomave të Tregtisë së Janinës dhe Gjirokastrës u zhvillua në Gjirokastër në datat 28-30 Prill 2022.
Ekspozita u përurua së bashku nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i ngarkuar për Diplomacinë Ekonomike z. Frangogiannis,ne kuader te vizitës së tij në jugun e Shqipërisë, dhe Zëvendës Ministre i Turizmit dhe Mjedisit, znj. Kumbaro.
Ekspozita u zhvillua në hapësirën e palestrës së brendshme të qytetit e projektuar posaçërisht per te pritur 25 kabina kompanish, 4 prej të cilave anëtare të Shoqates si: Elka, Glina/Agna Group, Partner Ballkanik/Amita dhe Neptun.