Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri ka kënaqësinë të njoftojë se do të jetë Local Partner i Tirana Economic Forum V, i cili do të zhvillohet të martën, më 9 dhjetor 2025, në Rogner Hotel, Tiranë. Ky forum përfaqëson një “Satellite Event” të Delphi Economic Forum, një prej forumeve me reputacion ndërkombëtar.
Tirana Economic Forum është konsoliduar si një nga platformat më të rëndësishme të dialogut ekonomik në Shqipëri, duke mbledhur drejtues të lartë, sipërmarrës dhe vendimmarrës nga vendi dhe rajoni.
Shoqata jonë mbështet fuqishëm nisma që forcojnë bashkëpunimin ndërkufitar dhe kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të fortë dhe konkurrues të biznesit në rajon.
Për më shumë informacion dhe regjistrim në forum: Tirana Economic Forum V