Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri u përfaqësua nga Drejtoresha Ekzekutive, në takimin e parë të Partnerëve për përgatitjen e Edicionit të 7-të të Week of Integrity Albania, i cili do të zhvillohet në dhjetor 2025.
Takimi përbënte një mundësi mjaft interesante dhe krijuese për shkëmbim idesh dhe paraqitje propozimesh, me synim organizimin e një jave me ndikim të rëndësishëm në shoqëri dhe në botën e biznesit.
Shoqata do ta mbështesë këtë vit nismën, duke kontribuar në promovimin e vlerave si transparenca, përgjegjësia dhe integriteti në jetën shoqërore dhe atë të biznesit.
Falënderojmë përzemërsisht organizatorët dhe ICC Albania për ftesën dhe organizimin e shkëlqyer të këtij takimi.