Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) organizoi me sukses Masterclass-in e saj të parë me temë: “Lidershipi në një botë VUCA”, me lektorin e njohur Sotirios Karagiannis.
Gjatë Masterclass-it, pjesëmarrësit, përmes ushtrimeve interaktive dhe punës në grup, patën mundësinë:
• Të analizojnë shembuj konkretë biznesi dhe të diskutojnë strategjitë për menaxhimin e ndryshimeve.
• Të praktikojnë krijimin e vlerës përmes bashkëpunimit dhe marrjes së vendimeve në mjedise të pasigurta.
• Të zhvillojnë besimin dhe përgjegjshmërinë në ekipet e tyre përmes skenarëve praktikë.
• Të adoptojnë strategji të reja të lidershipit për ndërtimin e organizatave fleksibël dhe të qëndrueshme.
Ky Masterclass u realizua në bashkëpunim me AlbAcademy dhe me mbështetjen e kompanive anëtare: Neptun Albania, Partner Ballkanik dhe PPC Albania (grupi ΔΕΗ). Një përvojë dinamike mësimi që kombinoi teorinë me praktikën, duke ofruar vlerë reale për pjesëmarrësit!