Në ceremoninë e përvitshme «Çmimet e Sipërmarrjes» të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, dy kompani anëtare të Shoqatës tonë, Intermedica dhe Lajthiza, u vlerësuan në kategoritë «Teknologji Diagnostike që Mbron Jetën dhe të Ardhmen» dhe «Industria e Vitit».
Në aktivitet ishte e pranishme Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Konstantina Kamitsi, e cila ndau dy çmime dhe mbajti një fjalë përshëndetëse.
Të pranishëm ishin gjithashtu Ministrat e Sipërmarrjes dhe Marrëdhënieve me Parlamentin. Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri e përfaqësuan Nënkryetari, z. Ilias Katsouris, dhe Drejtoresha Ekzekutive, znj. Erifili Berberi.
Urime të gjithë kompanive!