U prezantua platforma “Transparent Albania” në kuadër të “Javës së Integritetit”, në një event të rëndësishëm ku morën pjesë Kryeministri z. Edi Rama, Ministrat znj. Adea Pirdeni dhe z. Petrit Malaj, Ambasadori i BE-së, z. Silvio Gonzato, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.
Kjo platformë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transparencës qeveritare, duke përmirësuar aksesin e qytetarëve në informacionin publik dhe buxhetor.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm, morën pjesë Presidenti i HBAA-së, z. Denald George Tafani dhe Drejtoresha Ekzekutive, znj. Erifili Berberi, duke ndjekur nga afër këtë nismë që synon forcimin e transparencës në Shqipëri.