Presidenti i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, z. Denald George Tafani, në mbledhjen e dytë të Këshillit të Investimeve të Shqipërisë, theksoi rëndësinë dhe rolin e madh që ka aksesi dhe përthithja e financimeve dhe fondeve europiane nga kompanitë prodhuese shqiptare.
Në mbledhjen e tretë vjetore të Këshillit të Investimeve të Shqipërisë, e cila u zhvillua më 12/11, nën drejtimin e Ministrit e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhja, për të diskutuar sfidat e aksesit në financë për bizneset e vogla dhe të mesme (NVM), me një rend dite që përfshinte rekomandime për përmirësimin e instrumenteve financiare, u shqyrtuan sfidat kryesore që përballen këto biznese. znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve, prezantoi rekomandime të rëndësishme për lehtësimin e aksesit në financë. Përfaqësues të komunitetit të biznesit, qeverisë dhe partnerëve për zhvillim shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e opsioneve të përballueshme të financimit dhe thjeshtimin e procedurave për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në rrugën e tyre drejt rritjes dhe inovacionit.
Aksesi në kredi është thelbësor për zhvillimin e bizneseve, dhe kjo mbledhje evidentoi disa hapa praktikë që do t’i bëjnë burimet e financimit më të aksesueshme për të gjithë.