Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri mori pjesë në prezantimin e gjetjeve të Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, që u bë nga Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, në prani të dhomave, shoqatave dhe përfaqësuesve të biznesit. Procesi i integrimit të Shqipërisë është në një fazë të rëndësishme, duke ofruar një mundësi të madhe për përshpejtimin e reformave të domosdoshme.
Presidenti i ShoqatëssëBiznesitGreknëShqipëri, z. Denald-George Tafani, vurinëdukjesfidat me të cilatpërballenbiznesetgreke, si
- vonesat në gjykimin e çështjeve nga gjykatat shqiptare dhe zbatimi i vonuar i vendimeve gjyqësore nga institucionet publike,
- problemet me titujt e pronësisë (kadastra), sidhe
- vështirësitë me licencat.
Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e aksesit dhe përthithjes së financimeve evropiane nga kompanitë prodhuese shqiptare për përmirësimin e konkurrueshmërisë së tyre në tregjet evropiane.
Transparenca, llogaridhënia dhe konsultimet efektive janë të domosdoshme për qëndrueshmërinë e reformave dhe afrimin e Shqipërisë me standardet evropiane.