Në datën 31/11 u zhvillua Forumi Biznesit Shqipëri-Greqi në Tiranë, me praninë e Zv/Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike, z. Kostas Fragkogiannis.
Forumin përshëndetën Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës , z. Nikolin Jaka, Presidentja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Athinës, znj. Sofia Kounenaki Efraimoglou, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja, Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Konstantina Kamitsi, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, Zv/Ministri i Punëve të Jashtme përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike, z. Kostas Fragkogiannis, Zv/Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme , përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike, z. Endrit Yzeiraj, si dhe znj. Viki Makrygianni, Drejtoresh e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Hellenic Federation of Enterprises.
Gjatë forumit, u zhvilluan prezantime të Enterprise Greece nga z. Ioannis Retsas, të Korporatës Shqiptare të Investimeve nga znj. Elira Kokona dhe të Agjencis Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve nga znj. Laura Plaku.
Në fund, u realizuan takime B2B me pjesëmarrjen e 20 kompanive greke nga sektorët: Industri & Prodhim, Real Estate, Farmaceutikë & Produkte Shëndetësore, Energjia & Burime të Rinovueshme, dhe Bujqësia.