Në kuadër të nismës Investors Support Days u mbajt sot pranë zyrat e AIDA – Albanian Investment Development Agency një takim me kompanitë greke që operojnë në Shqipëri.
Në këtë takim morën pjesë kompani-anëtare të Shoqatës tonë, si dhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Financave, AKPA dhe Ambasadës së Greqisë në Shqipëri.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, theksoi se investimet greke kanë pasur një zhvillim të qëndrueshëm gjatë vitit 2023, duke inkurajuar kompanitë greke të forcojnë praninë e tyre në sektorët strategjikë të Shqipërisë.
Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministre e Financave, shprehu mbështetje për investitorët e huaj, ndërsa
Z. Enkelejd Musabelliu, ZV/Ministër i Ekonomisë, theksoi rëndësinë e nismës për të kuptuar më mirë nevojat e tregut.
Drejtoresha Ekzekutive Shoqatës tonë, znj. Erifili Berberi, përmendi sfidat me të cilat përballen bizneset greke, siç janë vonesat në vendimet gjyqësore, vështirësitë me titujt e pronës dhe mungesa e stafit të kualifikuar. Gjithashtu, theksoi nevojën për të përqendruar në strategjinë e AIDA-s përmes bashkëpunimit me ministritë dhe institucionet kompetente për të forcuar tregun shqiptar dhe për të tërhequr më shumë investime të huaja.
Atashehu Tregtar, z. Marios Belibasakis, theksoi se tashmë problemet e bizneseve janë të përbashkëta, pavarësisht nga vendi i origjinës së investitorëve. Ai gjithashtu theksoi se fillon një epokë e re për investimet greke, e cila dëshmohet me misionin e biznesit që do të realizohet në ditët në vijim.
Takimi u mbyll me diskutime, shkëmbim mendimesh dhe ngritje problematikash nga pjesëmarrësit në lidhje me sfidat e bizneseve greke në Shqipëri.