Këshilli i Investimeve (KI) zhvilloi mbledhjen e dyte për vitin 2024, nën kryesimin e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja, me teme: «Për Konkurrueshmërine dhe Rritjen e Aksesit në Tregje të Produkteve Shqiptare me Standarde Evropiane».
Presidenti i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, z. Denald-George Tafani, gjatë ndërhyrjes së tij theksoi:
🔷 rëndësinë dhe rolin kyc që ka aksesi dhe absorbimi i financimeve dhe fondeve Evropiane nga kompanitë prodhuese shqiptare;
🔷 per përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe respektimin e standardeve, nuk mjaftojnë vetëm reformat dhe legjislacion i ri, por është e nevojshme një lidhje më e ngushtë, bashkëpunim dhe komunikim mes Qeverisë, institucioneve shtetërore dhe sektorit privat.