Një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Shoqatave te Biznesit Grek të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut u nënshkrua të martën, më 14 shkurt 2023 nga Kryetarët e tre shoqatave, përkatësisht z.Denald-George Tafani, z. Nikolaos Slousiarenko dhe z. Aris Vlahos, në sallën e mbledhjeve të Ambasadës së Greqisë në Tiranë.
Memorandumi i bashkëpunimit parashikon bashkëpunimin më të mirë të Shoqatave, shkëmbimin e informacionit për mundësitë e biznesit dhe organizimin dhe promovimin e eventeve të përbashkëta lidhur me investimet. Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mori pjesë edhe Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Kamitsi, si dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Shoqates të Biznesit Grek në Shqipëri.
Në të njëjtën ditë, pas iniciativës së Shefit të Zyrës së Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës Greke në Shqipëri z. Belibassakis, Kryetaret patën takime me Ministren e Mbrojtjes së Sipërmarrjes së Shqipërisë, znj. Bilali, Zëvendësministrin e Financave, z. Kadia, si dhe Nënkryetarin e Dhomës së Tregtisë te Tiranës.
Në këto takime iu dha mundësia të informohen për mundësitë e bashkëpunimit dhe mundësitë që krijohen përmes nismës Open Balkan, kryesisht në lidhje me lëvizjen më të lehtë të punëtorëve, të mallrave dhe thjeshtimin e procedurave doganore.