Të martën, më 6 dhjetor, në kuadër të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, u zhvillua një takim mes Kryeministrit të Greqisë dhe Anëtarëve të Bordit Drejtues të Shoqatës si edhe përfaqësuesve të kompanive greke në Shqipëri, në prani të Ministrit të Punëve të Jashtme z. Nikos Dendias, Zëvendësministrit të Jashtëm përgjegjës për ekstroversionin z. Kostas Fragogiannis, dhe Ambasadores së re në Tiranë, znj. Konstantina Kamitsi. Takimi u zhvillua në një sallë tek hotel Maritim Plaza.
Temat qe u diskutuan ishin problemet që shqetësojnë kompanitë greke në Shqipëri dhe në veçanti u theksua çështja e largimit së Bankës së fundit Greke, si dhe ulja e interesit të shtetit grek gjatë viteve te fundit. U kërkua dhe u pranuar nga Κryeministri që të merren masa të menjëhershme për kthimin e një banke greke në vend.
Gjithashtu, Qeveria Greke dhe Shoqata ranë dakord se statusi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është një mundësi për të rikthyer klimën e mire dhe për të nisur një periudhë të re prurjeve të kompanive greke, të cilët me ekspertizën e tyre do të ndihmojnë në thithjen e fondeve evropiane për të përshtatur ekonomin shqiptare sipas standardeve evropiane.
Problemet individuale që u përmendën ishin konkretisht:
-
Aksesi- përjashtimi nga tenderat publikë, të një kompanie anëtare informatike
-
Kopjimi i produkteve dhe tregtimi i tyre me të njëjtin emër marke.
-
Çmimet e referencës të aplikuara nga dogana gjatë importimit të produkteve, me çmime referenciale shumë më të larta se çmimet e faturuara.
-
Problemi i përbashkët me kategorizimin e tarifës së energjisë elektrike, i kompanive prodhuese qe i nevojitet energji intensive.
Takimi u vlerësua i suksesshëm nga të dyja palët dhe u ra dakord të vijojnë takimet si me Ambasadën Greke ashtu edhe me zyrën e Zv.ministrit z. Fragkogiannis, në mënyrë që ky sukses të sjellë rezultate të prekshme në dobi të të dyja palëve.
Theksojmë se ishte takimi i parë në nivel të lartë i Bordit të ri Drejtues të Shoqatës sonë.