Diten e premten, më 18 nëntor, në Athinë u zhvillua një Forum Biznesi, i cili u bashkëorganizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Athinës (EBEA), Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (CCIT), Enterprise Greece dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve. (Albanian Investment Development Agency – AIDA).
Delegacioni shqiptar shoqërohej nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, znj. Delina Ibrahimaj, Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Megi Fino, Kryetari i Dhomës së Tiranës, z. Nikolin Jaka, dhe znj. Mileva Meksi, Drejtoreshë i Investimeve të AIDA-s. Nga pala greke, delegacioni u mirëprit nga Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve z. Adonis Georgiadis, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme z. Konstantinos Fragogiannis, Presidentja e EBEA znj. Sofia-Efraimoglou Kounelaki dhe CEO i Enterprise Greece z. Marinos Giannopoulos. Fjalimet u koordinuan nga Zëvendës Presidenti i EBEA, z. Michalis Siamidis. Aktiviteti u përshëndet nga Presidentja e EBEA dhe homologu i saj shqiptar, ndërsa u nënshkruan dy Memorandume Bashkëpunimi (MoU) midis dy Dhomave si dhe nga Enterprise Greece dhe AIDA. Drejtori i Enterprise Greece, përgjegjës për nxitjen e investimeve, z.Ilias Iliadis, si dhe homologja e tij shqiptare, përfaqësuese e AIDA-s, znj. Meksi, prezantuan mundësitë e investimit dhe veprimet e dy subjekteve.
Nga Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, morën pjesë Kryetari i Shoqatës z. Denald-George Tafani si edhe anëtaret z. Efthymios Navridis (Egna Law Firm) dhe z. Panagiotis Roumis (R-CON). Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga dhe Shefi i Zyrës së Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës së Greqisë në Tiranë, z. Marios Belibassakis.