Me shumë sukses dhe pjesëmarrje kumulative mbi 93%, u zhvillua të mërkurën, më 16 nëntor 2022, në sallën e hotelit Rogner në Tiranë, Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme-Zgjedhore e Shoqatës së Bizneseve Greke ne Shqipëri, me qëllim rishikimin e Statutit dhe zgjedhjen e Këshillit të ri Drejtues.
Në këtë mbledhje morën pjesë 27 anëtarë të Shoqatës që përfaqësojnë më shumë se 3/4 e anëtarëve me të drejtë vote, duke krijuar kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimeve të vlefshme.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Rregullt – Zgjedhore, si I ftuar, mori pjesë edhe Atashehu i Zyrës për Çështje Tregtare dhe Ekonomike të Ambasadës, z. Belibassakis, si dhe Sekretarja e Dytë e Zyrës së , znj. Axioti.
Në bazë të rendit të ditës, asambleja filloi me prezantimin e veprimtaris e Këshillit paraardhës, gjatë së cilës kryetari në largim z. Papanastasiou raportoi për veprimet e Shoqatës në dy vitet e fundit dhe falënderoi anëtarët për mbështetjen e tyre. Anëtarët e shoqatës u njoftuan nga këshilltari ligjor z. Dritan Nako për të gjitha ndryshimet në Statutin të cilat u votuan sipas neneve dhe në tërësi. Në fund u be votim i fshehtë për zgjedhjen e Bordit të ri Drejtues.
Asambleja e Përgjithshme e kryesuar nga z. Bleka, Drejtor i kompanisë Intrakom-Telecom Albania, pas votimit zgjodhi anëtarë të Këshillit Drejtues, renditur sipas votave që morën:
- Tafani Denald-George, PPC Albania
- Katsouris Ilias, DSA “Digital System for Archiving”
- Kosenas Alexandros, Neptun
- Tsikandylakis Georgios, Sideral
- Papadopoulos Nikos, Love Radio & Radio DJ
- Batsakis Georgios, Alumil
- Anëtarë zëvendësues:
- Βracci Mario, Titan Antea Cement
- Roumis Panagiotis, R-Con
I urojmë suksese Bordit të ri Drejtues në punën e tyre për periudhën e re.