Të mërkurën, më 5 tetor, patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim në zyrat e Shoqatës, Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, znj. Sofia Filippidou, si dhe atasheun e ri tregtar, z. Marios Belibassakis, të shoqëruar nga Sekretari i Zyrës së Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare, z. Charalampos Papadopoulos. Kjo vizitë ishte menduar të bëhej një vit më parë, por për shkak të pandemisë u shty.
Nga ana e Shoqates, ata u mirëpritën nga Bordi i Drejtorëve, i cili ishte mbledhur në një Mbledhje Solemne te organizuar nga Nënkryetari z. Katsouris për shkak të mungesës së Kryetarit.
Gjatë takimit morri pjese Kryetari z. Papanastasiou, përmes një platforme telekonferencash dhe u mbajte një fjalim i shkurter në emër të Bordit të Drejtorëve nga Nënkryetari. U theksua bashkëpunimi i shkëlqyer i Ambasadës Greke me Shoqatën tonë gjatë mandatit të znj. Filippidou dhe u përmendën veprimet individuale me pjesëmarrjen tonë të përbashkët.
Bordi i Drejtorëve falënderoi znj. Ambasadore dhe i uroi suksese në postin e radhës, të cilin do ta marrë pas një muaji nga sot (Maqedonia e Veriut).
Në fund të takimit, Ambasadores iu nda plaketë përkujtimore e Shoqates.