Të martën më 05.10.2022për të katërtin vit radhazi në Tiranë u zhvillua Tirana Economic Forum IV. Forumi ishte një takim i nivelit të lartë mes dhe politikanëve shqiptar dhe te huaj si dhe përfaqësuesve të kompanive, duke ofruar një mundësi për të vlerësuar dhe identifikuar sfidat kryesore të zhvillimit në fusha të ndryshme.
Drejtori i Albania Hill International z. Kirkinezi me fjalën e tij beri celjen e forumit dhe me pas i dha fjalen Kryetarit te Bashkisë së Tiranës z. Veliaj i cili falënderoi organizatorët si Delphi Economic Forum dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Një nga temat e diskutuara ishin perspektivat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian pas pushtimit Rus të Ukrainës. Në panelin e diskutimeve mori pjesë edhe Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, znj. Sofia Filippidou, e cila në fjalën e saj iu referua mbështetjes së vazhdueshme te Greqisë që nga viti 2003, për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian I cili si institucion siguron Paqen, Demokracin dhe Prosperitetin. Gjithashtu, ajo theksoi se negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Për bashkëpunimin rajonal si një parakusht dhe rritjen e qëndrueshme te ekonomike në Shqipëri dhe Ballkanit foli Drejtori i Përgjithshëm i PPC Albania z. Lantsas i cili theksoi rëndësinë jetike të energjisë dhe se si është përgjegjëse kriza ekonomike, për rritjen koston e saj. Në fund ai vuri në dukje se Shqipëria do të jetë energjia e gjelbër e Europës te se ardhshmes , me kusht që të bëhen investimet e nevojshme në infrastrukturën e vendit për të mbështetur këtë zhvillim.
Kriza energjetike ishte një nga temat qe shqetësoi Forumin e 4-të Ekonomik, temë në të cilën morën pjesë përfaqësues nga qeveria shqiptare dhe ajo greke, bursa greke e energjisë dhe kompanitë te prodhimit te energjise. Një nga folësit ishte z. Tafani, Drejtor Ekzekutiv i PPC në Shqipëri dhe anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës se Biznesit Grek në Shqipërisë, i cili në fjalën e tij iu referua rritjes së paprecedentë të kostove të energjisë, rolit të PPC Albania në mjedisin energjetik të Ballkanit dhe investimet e ardhshme të kompanisë në rajon, të cilat vlerësohen të arrijnë në 1.3 miliardë euro për periudhën 2022-2026.
Shtyllat e tjera tematike të Forumit ishin:
- Qytetet inteligjente në shoqëritë dixhitale: nxitja e ekonomisë dixhitale dhe digjitalizimi i shërbimeve publike.
- Çelësi i prosperitetit: ndërtimi i projekteve të mëdha për infrastrukturë të gjelbër dhe të qëndrueshme
- Krijimi i një mjedisi të shëndetshëm investimi në Shqipëri: integrimi bankar, pasuritë e paluajtshme dhe turizmi
- Përmirësimi i sektorit shëndetësor në Shqipëri.
Në faqen e Forumit Ekonomik të Tiranës IV gjendet programi i detajuar me të gjitha seksionet dhe diskutimet tematike.