Në datën 19/09/2022 zyrat e Shoqates u vizituan nga delegacioni i Parlamentit të Greqisë i përbërë nga znj. Dionysia-Theodora Avgerinopoulou, Kryetare e Komisionit të Përhershëm për Mbrojtjen e Mjedisit dhe deputete e partise Demokracia e Re, z. Konstantinos Zachariadis, deputet i Syriza dhe znj. Peggy Smyrniotis, nepunese e Parlamentit të Greqisë, të shoqëruar nga Sekretar i Parë i Zyrës së Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës z. Charalambos Papadopoulos. U pritën nga Nenkryetari z. Ilias Katsouri dhe anëtari i Bordit z. Denald Tafani dhe gjatë takimit u bë një prezantim dhe informim për aktivitete e Shoqates.
Delegacioni grek u interesua të mësonte arsyet e çinvestimit të kompanive grek nga vendi dhe u ofrua të ndihmonte sa më shumë.
Znj. Avgerinopoulou propozoi mënyra të mundshme për financimin e investimeve nga institucionet greke në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare të investimeve dhe rane dakord të vijojë një tjetër takim i zgjeruar në Athinë. Nga ana e Shoqates u theksua interesi i reduktuar nga ana e administratës greke dhe u kërkua deputetëve të parlamentit grek të përcjellin tek ministritë përkatëse pakënaqësinë tonë për mungesën e mbështetjes (p.sh. largimi i bankes së fundit. greke).