Në datat 22 & 23 Qershor, anëtarët e Bordit të Drejtues z. Elias Katsouris, z. Georgios Tsikandylakis, z. Denald Tafani të shoqëruar nga Drejtoresha Ekzekutive znj. Erifili Berberi zhvilluan një vizitë në rajonin e Gjirokastrës dhe Bashkinë e Dropullit. Qëllimi i turit dyditor ishte vizita e parë e shoqates në objektet e anëtarëve tanë shumë të rëndësishëm në jug. Konkretisht, a) u vizitua fabrika Elka në Vrisera ku u prit nga Presidenti z. Lefter Kalo dhe znj. Eli Jorji te cilet me shumë mirësjellje përshkruan ecurinë e kompanisë që nga fillimi i saj dhe vështirësitë me të cilat u përballën deri në arritjen e rezultatit e sotem. Më pas u diskutuan problemet aktuale me të cilat përballet industria dhe se si Shoqata mund t’i ndihmojë ata. Në fund u bë një vizitë e detajuar në fabrikë nga z. Vassilis Kakogiorgos, menaxher i fabrikës, b) pasoi vizita në fabrikën Agna në fshatin Glinë, ku u pritën në hyrje nga pronari z. Kosta Sotiri, i cili me shumë vullnet dhe dashamirësi i kushtoi më shumë se një orë nga koha e tij per e shoqeruar delegacionin e shoqates në të gjitha zonat e fabrikës dhe të gjitha linjat e prodhimit të birrës së famshme Elbar, pijeve joalkoolike Pepsi dhe Ivi dhe mbushjes së ujit Spring dhe Glina. Në diskutimin që vijoi, u shqyrtuan të gjitha rrugët e përpjekjes të përbashkët për të çuar përpara kërkesat e industrisë.
Përveç anëtarëve dhe në përpjekje për të forcuar shoaqaten, delegacioni vizitoi edhe fabrikën e Vagexco, e cila prodhon lëndë plasëse për përdorim politik. Ata u pritën nga pronari z. Pavlos Vantolas i cili me humor të mirë analizoi produktet e fabrikës dhe përdorimin e tyre. U diskutuan së bashku përparësitë e të qenit kompani anëtare e te Shoqates. Së fundi, ai paraqiti një kërkesë për regjistrimin e Vagexco në shoqate.
Pasditen e së njëjtës ditë, perfaqesuesit u priten nga Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokaster z. Dimitris Zaharidis, në Konsullatën e Gjirokastres. Pas shkëmbimit të mendimeve dhe mënyrave të bashkëpunimit mes nesh për zgjidhjen e problemeve të së ardhmes sonë në rajon, i u dorezua një pllakë përkujtimore e shoqates për mbështetjen e tij ndaj sipërmarrjes greke të rajonit.
Dita e parë u mbyll me një darkë të organizuar nga shoqata per anëtarët e komunitetit grek të biznesit të Shqipërisë së Jugut dhe për Konsullin e Përgjithshëm, në hotelin luksoz Kerculla në qytetin e Gjirokastres. Gjatë darkes u prezantuan synimet dhe veprimiet e Shoqates dhe u shkëmbyen mendime për çështjet e ndezura. Diskutimi zgjati deri në orët e para të mëngjesit.
Të nesërmen vizituam kompanitë e komunitetit grek për t’u anëtarësuar në shoqaten tonë. Dita u mbyll me vizitën e anëtarëve të Bordit z. Tsikandylakis dhe z.Tafani te Kryetari i Bashkisë së Dropullit z. Dimitraq Toli, i cili falënderoi kompaninë Sideral për dhurimin e rrjetave që i ofruan Bashkisë Dropull dhe Pogonit, për të nisur punimet e rrugës. Pas suksesit të parë të Shoqatesne viziten e bisneseve jashtë Tiranës dhe reagimit pozitiv të anëtarëve në rajon, ne ramë dakord për vazhdimin e këtyre vizitave.