Kryetari i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, Denald-George Tafani, në Skopje Economic Forum, i cili organizohet në Shkup nga Delphi Economic Forum dhe Shoqata e Biznesit Grek të Maqedonisë së Veriut, gjatë fjalimit e tij përmendi:
- Ndikimin ekonomik të investimeve direkte greke në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.
- Pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen investitorët e huaj në Shqipëri.
- Sektorët që shfaqin potencial të lartë rritjeje në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, Kryerari u fokusua:
- Në reformat e nevojshme që favorizojnë zhvillimin, krijimin e vendeve të punës dhe ngritjen e standardit të jetesës e të gjithë qytetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor
- Në nevojën për investime me ndikim të madh në zhvillimin ekonomik/social të rajonit të Ballkanit Perëndimorl e më gjerë
- Në rolin kyç të Greqisë në zhvillimin e energjisë në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor
Gjithashtu, ai vuri në dukje rolin që luan Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, duke krijuar kanale efektive komunikimi e bashkëpunimi me vendimmarrësit e Shqipërisë. Duke qëne pjesëmarres në debatin publik, për të forcuar zërin e sipërmarrjes greke në Shqipëri.