Τë dielën e 29 majit u mbyll me sukses Java e Kulturës Greke në Tiranë.
Çelja e eventeve nisi në sheshin qendror të Tiranës me një koncert të pianistit të ri të talentuar Stelios Kerasidis dhe “Symphonic Rebetiko” të orkestruar nga Giannis Belonis. Ngjarje kulturore u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Shqipërisë si Gjirokastër, Korçë, Fier dhe Shkodër.
Të gjithe ata që morën pjesë në keto aktivitete patën kënaqësinë të ndiqnin spektaklin e kërcimit “Amazons” kushtuar grave moderne, shfaqje filmash grekë por edhe të kalonin momente të bukura dhe të shijshme duke provuar recetat tradicionale të zonës së epirit nga Klubi i Gastronomisë së Epirit “Alexandros Giotis”.
Ngjarjet kulturore sigurisht që tërhoqen vemendjen jo vetëm e të rriturve, por edhe miqve tanë të vegjël. Fëmijët patën mundësinë të njiheshin me artistin e mirënjohur Athanasios Katsaras duke mësuar dhe duke u përpjekur të pikturojnë mbi amfora. Nga fusha e pikturës nuk munguan Urban Act, nje grup artistes të cilët përmes grafity i dhane ngjyrë dhe stil një shkolle në Dervitsan.
Kjo javë kreative u mbyll në mënyrën më dinamike, me një takim sportiv global Tiranaθlon. Dyqind atletë nga pesëdhjetë vende konkurruan në not, çiklizëm dhe vrap, duke pasur për herë të parë mundësinë për të garuar në distanca olimpike.
Tiranaθlon dhe e gjithë java e Kulturës Greke u mbështetën edhe një herë nga kompanitë anëtare të Unionit: Agna Group, Vodafone, Partner Balkanik, Alpha Bank, Elinikon, ERMC dhe Le Spot.