Diten e martë, date 17/05/2022, përfaqësues të Shoqatës së Biznesit Grek të Shqipërisë u takuan me Ministren e Mbrojtjes së Sipërmarrjes së Shqipërisë, znj. Edona BIlali.
Ndër temat e diskutuara ishin Ligji i Markave Tregtare dhe kopjimi i produkteve, kostot e energjisë dhe burimet e rinovueshme si zgjidhje për kostot e energjisë të rritura ndjeshme, veçanërisht këto kohët e fundit, çmimet e referencës dhe akcizat.
Ministrja pasi na informoi për rolin e Ministrisë dhe urdherin që ka nga Kryeministri për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen në kohë, të çështjeve e komunitetit të biznesit duke u koordinuar me ministritë kompetente, shprehu interesin dhe gatishmerine per bashkepunim për zgjidhjen e problemet e diskutuara.
Shoqaten perfaqesuan, z. Elias Katsouris, Zëvendës President, z. Georgios Tsikandylakis (Sidenor – Anëtar Bordi), z. Georgios Batsakis (Alumil), z. Kostas Sotiris (Agna Group) dhe Drejtoresha Ekzekutive.