Prerja vjetore e kekut të Shoqatës së Biznesit Grek ne Shqipëri u zhvillua më 22 shkurt 2022 në Hotel Maritim Hotel Plaza në Tiranë, me pjesëmarrjen e biznesmenëve të shquar nga Greqia dhe Shqipëria, duke shkëmbyer ide dhe pikëpamje për stimulimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.
Në atmosferë festive, nën tingujt e këngëve klasike greke, mbrëmja u nderua nga biznesmenë, përfaqësues të arenës politike dhe përfaqësues diplomatik të Ambasadës.
Në përshëndetjen e tij të shkurtër Kryetari i Shoqates z. Georgios Papanastasiou, falënderoi për praninë e të gjithë të pranishmëve dhe përmendi aktivitetet e Shoqates gjatë pandemisë si, edhe përshendeti anëtarët e rinj.
Menjëherë pas bekimit dhe prerjes së kekut të Vitit të Ri, Presidenti I uroi të gjithëve gezuar vitin e ri.
Më pas të pranishmit shkëmbyen urime për vitin e ri.