Të hënën me datë 13/02 u zhvillua pritja tradicionale në Hotel Plaza në Tiranë me rastin e prerjes së kekut te Vitit te Ri të Shoqates të Biznesit Grek në Shqipëri.
Në këtë aktivitet morën pjesë Ministrja e Mbrojtjes së Sipërmarrjes në Shqipëri, znj. Bilali, Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, znj. Kamitsi, e shoqëruar nga Shefi i Zyrës së Çështjeve Tregtare dhe Ekonomike të Ambasadës, z. Belimbasakis, Kryetarët e Shoqatave përkatëse Greke të Serbisë dhe të Maqedonisë se Veriut z. Sliousaregko dhe z. Vlahos, Kryetari i Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipërisë (FIAA) z. D’Oria, Kryetarja e Shoqatës së Dhomave të Shqipërisë znj. Mucostepa, të gjithë anëtarët e Shoqates të Biznesit Grek në Shqipëri si edhe dhomat e shoqatat e tjera ne vend.
Urimin e shkurtër të Vitit të Ri dhe prerjen e kekut e bëri Hiresia e tij Mitropoliti i Tiranës, z. Nathanael.
Kryetari i Shoqates z. Tafani ftoi të pranishmit të mbajnë një minutë heshtje në kujtim të viktimave të tërmetit të fundit në Turqi dhe Siri dhe më pas iu referua shkurtimisht synimeve të reja të Shoqates dhe shpalli festimin per mbushjen e 20 viteve te Shoqates, nga themelimi i saj.
Fjalime dhe urime të shkurtra pershendetese u mbajten nga Ministrja znj. Bilali dhe Ambasadorja znj. Kamitsi.
Mbrëmja u shoqërua nga orkestra e Universitetit të Arteve të Tiranës nën profesorin z. Guralumi, me interpretime nga Hatzidakis, Theodorakis dhe Skalkotas.
Mbrëmja u mbyll me një bufe të pasur.