Të premten me datë 18.06.2021 u bë përurimi në parkun e rinovuar në liqenin e Farkës në Tiranë.
Siç e kujtojmë të gjithë, kjo ishte një nismë e Ambasadës Greke dhe personalisht të znj. Sofia Filippidou si një gjest i marrëdhënieve të mira me popullin e Shqipërisë dhe popullin e Tiranës.
Në ceremoninë e thjeshtë morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erjon Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Athinës z. Kostas Bakogiannis, Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri znj. Sofia Filippidou, Ambasadorë të vendeve të tjera të Evropës dhe shumë biznesmen – donatorë, anëtarë të Shoqates tonë.
Shoqata u përfaqësua edhe nga anëtarët e Bordit z. Mario Bracci (Drejtor i Përgjithshëm Titan), Z. Denald George Tafani (Përfaqësues i PPC) si dhe Drejtoresha Ekzekutive znj. Erifili Berberi.
Aktiviteti përfundoi vonë pasdite me një koktej të ofruar për të pranishmit nën konstruksionin e ri prej druri të posaçëm për eventet.