HBBA për të tretin vit radhazi ishte bashkëorganizatore e Forumit Ekonomik të Tiranës III të mbajtur më 12 mars 2021, organizuar në një platformë dixhitale për shkak të pandemisë.
Para të pranishmëve folën kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së së bashku me përfaqësues të nderuar diplomatikë, politikë dhe të biznesit. Diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dhe në dimensione të ndryshme ekonomike, si infrastruktura, energjia, ndërlidhja, turizmi, qytetet inteligjente, një ekonomi e qëndrueshme dhe një ekonomi e gjelbër.
Presidenti i HBAA z.George Papanastasiou , ndërsa anëtari i Bordit tonë, Z. Achilleas Kanaris iu drejtua të pranishmëve në sesionin Lidhshmëria dhe Infrastruktura.