HBAA organizoi me sukses eventin “Souvlaki Party” në njërën nga sallat e Hotel Plaza në Tiranë më 3 tetor 2019.
Në këtë aktivitet morën pjesë disa përfaqësues të kompanive – anëtare të Shoqatës si dhe përfaqësues të disa ndërmarrjeve të mëdha greke që operojnë në Shqipëri.
George Papanastasiou, Kryetar i HBAA, mbajti fjalimin e mirëseardhjes në emër të Shoqatës dhe më tej u shtrua bufeja dhe vijoi vallëzimi në ambientet e hotelit.