Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, në bashkëpunim me Foreign Investors Association Albania (FIAA), Confindustria Albania dhe Camera di Commercio Italiana in Albania – CCIA, prezantoi rezultatet e anketës për Mjedisin e Biznesit në Shqipëri 2024, në prani të përfaqësuesve të Qeverisë, bizneseve dhe shoqatave e institucioneve të biznesit.
Në aktivitet morën pjesë Ministrja e Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj, Zëvendësministri i Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Enkelejd Musabelliu, përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian Hubert Perr, si dhe drejtoresha e EBRD-së në Shqipëri, Ekaterina Solovova.
Presidenti i HBAA-së, z. Denald George Tafani, në përshëndetjen e tij, theksoi përparimin e rëndësishëm që ka bërë Shqipëria vitet e fundit, si përmirësimin nga agjencia Moody’s, por gjithashtu u ndal edhe tek sfidat që vazhdojnë të mbeten, si ekonomia informale dhe burokracia. Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për bashkëpunim midis qeverisë, organizatave dhe bizneseve për krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të favorshëm biznesi, që tërheq investime dhe nxit zhvillimin.
Rezultatet e anketës mund t’i gjeni në lidhjen e mëposhtme
Business Environment Survey 2024ResultsFINAL