Në kuadër të Global Entrepreneurship Week, si partner zyrtar i Javës Globale të Sipërmarrjes, Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri organizoi vizitën e Ministres së Sipërmarrjes, znj. Delina Ibrahimaj, në kompaninë anëtare të saj, Alumil Albania.
Ministren e priti CEO i ALUMIL, z. George Batsakis, si dhe Presidenti i HBAA-së, z. Denald George Tafani. Ministrja u njoh me showroom-in dhe njësinë e prodhimit të ALUMIL.
Vizita u përmbyll me një tryezë të rrumbullakët në zyrat e ALUMIL, ku morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të HBAA dhe partnerë të ALUMIL.
Diskutimi ndërmjet përfaqësuesve të bizneseve dhe Ministres u fokusua te inovacioni, qëndrueshmëria dhe zhvillimi. Të gjitha palët theksuan se bashkëpunimi është çelësi për përparimin ekonomik.
Punojmë për një klimë më të mirë biznesi dhe një sipërmarrje greke më të fuqishme në Shqipëri.