Znj. Diana Leka, Drejtore i Sekretariatit të Këshillit të Investimeve të Shqipërisë, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, vizitoi zyrat e Shoqatës së Biznedit Grek në Shqipëri dhe realizoi një takim me kompanitë anëtarët që operojnë në sektorin industrial dhe prodhues të produkteve jo-ushqimore.
Në kuadër të përgatitjeve për mbledhjen e ardhshëm të Këshillit të Investimeve të Shqipërisë, me temën “Përmirësimi i konkurrueshmërisë së produkteve jo ushqimore në tregun shqiptar dhe aksesi i tyre në tregun e BE-së – sfidat dhe mundësitë”, u diskutuan në mënyrë konkrete temat si më poshtë:
- Ndërgjegjësimi ndaj kuadrit ligjor dhe rregullator në lidhje me standardet e zbatueshme për vënien në treg të brendshëm dhe eksportimin në tregjet ndërkombëtare (BE) të produkteve/shërbimeve;
- Aksesi në informacion – Mbi kërkesat e zbatueshme për harmonizimin e specifikimeve teknike të produkteve jo ushqimore në kuadrin e infrastrukturës së cilësisë (standardizim, harmonizim, akreditim, mbikëqyrje);
- Mbështetja dhe asistenca institucionale;
- Barrierat jo-tarifore në eksportet rajonale dhe me BE ;
- Mundësitë unike eksportuese produktet jo industriale në tregjet evropiane bazuar edhe në kapacitetet ekzistuese prodhuese dhe zinxhirin e vlerës ne treg.
Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, si anëtar i Këshillit të Investimeve, promovon shqetësimet kryesore të anëtarëve lidhur me harmonizimin e specifikimeve teknike dhe rregullave që lidhen me performancën e produkteve/shërbimeve të kompanive tona anëtare, duke paraqitur para Këshillit çështje që dalin gjatë ndërveprimeve me institucionet e vlerësimit të përputhshmërisë, me një theks të veçantë në produktet dhe shërbimet që ofrojnë anëtarët tanë.