Wolt, kompania globale teknologjike e specializuar në shërbime të shpërndarjes së ushqimit, bëri një hyrje të bujshme në tregun shqiptar me një mbrëmje të jashtëzakonshme të mbajtur në hotelin prestigjioz Maritim Plaza, që u organizua nga kompania anëtare e Shoqatës, V+O Communication, duke mbledhur një grup të larmishëm përfaqësuesish si figura të medias, zyrtarë, qeveritarë, influencues dhe partnerë të nderuar të Wolt në Shqipëri.
Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri u përfaqësua nga Zv/Presidenti z. Elias Katsouris dhe Drejtoresha Ekzekutive znj. Erifili Berberi, të cilët i uruan kompanisë suksese në fillimin e ri!