Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri e përfaqësuar nga Presidenti i saj z. Denald George Tafani, Nënkryetari z. Ilias Katsouris, anëtari i Bordit Drejtues z. George Batsakis, si dhe Drejtoresha Ekzekutive zj. Erifili Berberi, zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, në zyrat e Bashkisë, në kuadër të vizitës së parë të Bordit Drejtues të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri .
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm për nxitjen e sipërmarrjes dhe mbështetjen e ekonomisë lokale, duke nxjerrë në pah rëndësinë e bashkëpunimit për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë.