Patëm nderin të vizitonim Konsullatën e Greqisë në Korçë, ku na mirëpriti Konsulli z. Nikolaos Giotopoulos.
Në vizitën e zhvilluar nga ana e Shoqatës, morën pjesë Presidenti z. Denald George Tafani, Zv. Presidenti z. Ilias Katsouris, Anëtari i Bordit Drejtues z. George Batsakis, si dhe Drejtoresha Ekzekutive znj. Erifili Berberi.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për shkëmbim e mendimeve dhe bashkëpunim me Konsullatën, duke synuar forcimin e jetës ekonomike dhe sociale të Korçës. Gjatë bisedimeve, u vu theksi i veçantë në mbështetjen e sipërmarrjes në Korçë. U diskutuan mundësitë për mbështetjen e bizneseve lokale, zhvillimin e bashkëpunimeve me bizneset greke, si dhe mënyrat për të nxitur ekonominë lokale.
z. Tafani theksoi rolin e rëndësishëm që ka zhvillimi i sipërmarrjes në përmirësimin e përditshmërisë së banorëve dhe krijimin e mundësive të reja për rajonin. Nga ana tjetër, z. Giotopoulos na informoi për iniciativat e Konsullatës që forcojnë praninë greke dhe trashëgiminë kulturore.
Falënderojmë z. Konsull për pritjen e tij të përzemërt, diskutimet domethënëse dhe përkushtimin e tij në mbështetjen e komunitetit lokal dhe të sipërmarrjes në Korçë.
Me respekt dhe mirënjohje, vijojmë së bashku për të promovuar sipërmarrjen dhe vlerat e përbashkëta.Bottom of Form