Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi organizoi një pritje në Qendrën Kulturore Stavros Niarchos, me rastin e festave kombëtare të Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë.
Shoqata u përfaqësua Presidenti z. Denald George Tafani dhe Zv. Presidenti z. Ilia Katsouris, të cilët morën pjesë në festimet e organizuara.
Në këtë ngjarje morën pjesë një numër i madh të ftuarish, përfshirë përfaqësues të qeverive shqiptare dhe greke, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, misione diplomatike, si dhe biznesmenë shqiptarë dhe grekë, të cilët përgëzuan të Nderuarën znj.Luela Hajdaraga, Ambasadore e Shqipërisë në Greqi.