Kryetari i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri z. Denald George Tafani, u takua në Athinë me Kryetaren e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Athinës znj. Sofia Kounenaki Efraimoglou.
Gjatë takimit u theksuan:
- Marrëdhëniet e rëndësishme që janë zhvilluar midis dy organizatave.
- Hapësira e konsiderueshme për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy organizatave.
- Perspektivat e bashkëpunimit të anëtarëve/kompanive të Shoqatës se Biznesit Grek ne Shqiperi dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Athinës.