Pjesëmarrja e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Korçë

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri pati nderin të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të godinës historike “Seferis”, që do të strehojë Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Korçë. Ngjarja u zhvillua në prani të Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Sh. T. z. Giorgos Gerapetritis, dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme…

HBAA e pranishme në aktivitetin zyrtar në Athinë në nder të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) pati nderin të përfaqësohej në aktivitetin zyrtar të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, në nder të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani. Presidenti i HBAA, z. Denald George Tafani, mori pjesë në këtë aktivitet me ftesë të veçantë…

Takim dypalësh në Athinë mes autoriteteve të pronësisë industriale të Shqipërisë dhe Greqisë

Më 3 dhe 4 qershor 2025, në Athinë, u zhvillua një takim dypalësh mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë (DPPI) dhe Organizatës Helenike të Pronësisë Industriale (OBI). Takimi kishte për qëllim kryesor rritjen e cilësisë teknike të shërbimeve dhe shkëmbimin e përvojave për të arritur një përafrim më të madh me praktikat…

Prezantohet në Bankën e Shqipërisë Raporti i Tranzicionit 2024–2025 i BERZH

Më 28 maj 2025, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u prezantua Raporti i Tranzicionit 2024–2025 i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me titullin “Navigating Industrial Policy”. Në aktivitet morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, znj. Ekaterina Solovova, Drejtuese e BERZH në Shqipëri, përfaqësues të ambasadave, aktorë të komunitetit…